Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 2021, parashikohen 40 mln euro shtesë për vaksinat

Publikuar më: 29/12/2020, ora 21:01
kuvend kosove 1024x553

Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin 2021, parashikohen 40 mln euro shtesë për vaksinat

Publikuar më: 29/12/2020, ora 21:01

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancën e sotme parlamentare projektligjin për buxhetin e vitit 2021, me 85 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Buxheti është miratuar me procedurë të shpejtë me një mocion procedural të propozuar nga deputetët.

Në këtë formë, amendamentet nga 1 deri 13 janë votuar si pako, po kështu janë votuar edhe amendamentet nga 13 deri në 150, të cilat janë pa përkrahjen e komisionit funksional.

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se në buxhet janë parashikuar 40 milionë euro shtesë për vaksinat anticovid.