Ndryshime të tjera në qeveri, ikën Cakaj, Xhaçka në Ministrinë e Jashtme, Peleshi te Mbrojtja

Publikuar më: 29/12/2020, ora 12:35

Ndryshime të tjera në qeveri, ikën Cakaj, Xhaçka në Ministrinë e Jashtme, Peleshi te Mbrojtja

Publikuar më: 29/12/2020, ora 12:35

Për rreth dy orë në bashkëbisedim me gazetarët, Edi Rama heshti mbi ndryshimet në Qeveri që kishte bëri gati.

Me të mbaruar konferencën për shtyp të fundvitit, njoftoi në Twitter largimin e Gent Cakajt nga Ministria e Jashtme. Drejtimin e diplomacisë shqiptare ka vendosur t’ia besojë Olta Xhaçkës.

Vendin e Xhaçkës në Ministrinë e Mbrojtjes do ta marrë Niko Peleshi që rikthehet kështu në Qeveri, ku më parë ka mbajtur detyrën e zv/kryeministrit dhe atë të Ministrit të Bujqësisë.

Ndërsa Cakaj rikthehet në kabinetin e Ramës. Vetë Cakaj sqaroi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme dhe e lidh largimin nga ministria e Jashtme me afrimin e zgjedhjeve, pa harruar të përmendë ato që i quan suksese të punës së tij.

I vrullshëm ishte edhe reagimi i Ambasadores amerikane, që përmes tre postimeve mirëpriti këto lëvizje në qeveri. Njëkohësisht me Yuri Kim, edhe Lulzim Basha komentoi me ironi në mediat sociale kalimin e Olta Xhaçkës në krye të diplomacisë, por më pas postimi i tij u fshi nga profili i kryedemokratit.