Ndryshimet në qeveri, PD: Riciklim i të korruptuarve, Rama është një dështim

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 15:30
bardhiokkkk 1024x576

Ndryshimet në qeveri, PD: Riciklim i të korruptuarve, Rama është një dështim

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 15:30

Reagimin zyrtar për ndryshimet në qeveri, Partia Demokratike e përcolli përmes numrit dy, Gazmend Bardhit.

Sekretari i Përgjithshëm i quajti lëvizjet në ekipin e Ramës një riciklim të të korruptuarve, për shkak të luftës mes klaneve në pushtet.

“Edi Rama është i lodhur, i vjetruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, Kryeministri është një dështim. “Vendit nuk i duhen arnime të vjetruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten”, pohon sekretari i përgjithshëm demokrat.