Përfshihen nga flakët dy automjete në lëvizje

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 16:59
makinat ne flake 1024x576

Përfshihen nga flakët dy automjete në lëvizje

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 16:59

Dy automjete janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lëvizje. Mësohet se një automjet ka marrë flakë në ecje në aksin nacional, Pogradec-Tiranë, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale, pasi drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti i tij.

Drejtuesi i mjetit ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Pogradecit, ndërsa sipas burimeve kjo ngjarje dyshohet aksidentale pasi mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik.

Ndërkohë, rreth orës 16:10, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, mbrapa Muzeut Kombëtar ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen K.V. dhe pasagjer shtetasin, E.G .

Sipas Policisë, shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.