Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rusia ultimatum Navalny-t: Kthehu menjëherë nga Gjermania, ose do të burgosesh

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 18:30 | Bota
Rusia ultimatum Navalny-t: Kthehu menjëherë nga Gjermania, ose do

Shërbimi i burgut të Rusisë i ka dhënë ultimatum kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, që të kthehet menjëherë nga Gjermania, ose do të burgoset për shkelje të afateve.

“Kthehuni menjëherë nga Gjermania dhe raportoni të martën në një zyrë në Moskë, ose do të burgoseni nëse shkelni këtë afat”.

Navalny, një nga kritikët kryesorë të presidentit, Vladimir Putin, u dërgua në Gjermani për trajtim në gusht, pasi u sëmur në avion, në atë që Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore thonë se ishte përpjekje për ta vrarë me agjent nervor Novichok.

Rusia ka thënë se nuk ka parë asnjë provë që ai ishte helmuar dhe ka mohuar çdo përfshirje në incident.

Shërbimi Federal i Burgjeve (FSIN), akuzoi të hënën Navalny-n për shkeljen e kushteve të një dënimi me kusht që daton nga 2014, për të cilin Navalny thotë se ishte i motivuar politikisht.

Sipas Shërbimit Federal të Burgjeve, periudha e tij e provës skadon më 30 dhjetor. Por, zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, tha në Twitter, se ishte e pamundur që Navalny të kthehej me kohë, pasi ai ishte ende duke u rikuperuar pas helmimit dhe akuzoi shërbimin e burgut se kishte vepruar me urdhra nga Kremlini.

Nga ana e tij, Kremlini ka thënë se Navalny është i lirë të kthehet në Rusi në çdo kohë si çdo shtetas tjetër rus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë