Tërmeti në Kroaci, dëme edhe në godinat e ministrive në Zagreb

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 14:07

Tërmeti në Kroaci, dëme edhe në godinat e ministrive në Zagreb

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 14:07

Tërmeti 6,3 i shkallës rihter, i cili goditi Kroacinë pak pas mesditës të së martës, u ndje nga rreth 6 milionë persona, ndërsa janë raportuar dëme të shumta materiale, si dhe një person i vdekur.

Ndërkohë, tërmeti edhe pse ishte rreth 50 kilometra nga kryeqyteti, sërish në Zagreb janë raportuar dëme, mes të cilave edhe në godinat e Ministrisë së Ndërtimit dhe të Mbrojtjes.

Tërmeti i parë i fuqishëm u shoqërua edhe nga disa lëkundje të tjera më të lehta.