Tërmeti në Kroaci, mbyllet impianti bërthamor në Slloveni

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 13:20

Tërmeti në Kroaci, mbyllet impianti bërthamor në Slloveni

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 13:20

Brenda dy ditësh, tri tërmete të fuqishme kanë goditur Kroacinë, më i fundit mesditën e së martës me magnitudë 6,2 i shkallës rihter.

Mediat kroate kanë raportuar për disa ndërtesa të shembura, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

Ndërkohë, si pasojë e lëkundjeve të vazhdueshme, impianti bërthamor në Slloveni, Krsko, është mbyllur për arsye sigurie.

Tërmeti i sotëm është shoqëruar edhe nga disa paslëkundje më të lehta.