Vijon era e fortë në Durrës, rrëzohet statuja e Redonit

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 14:40
statujaaaa 983x579

Vijon era e fortë në Durrës, rrëzohet statuja e Redonit

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 14:40

Era e fortë e ditës së sotme, që vijon të jetë prezente në Gjirin e Durrësit nuk ka kursyer as statujën e Redonit, e cila gjendet pranë shëtitores Taulantia.

Statuja e Redonit, Perëndisë Ilire të Deteve dhe Ujërave, vepër e skulptorit Ilirjan Xhixha, ishte vendosur në një nga sheshet kryesore të bregdetit të Adriatikut, në Durrës, si një simbol i fuqisë dhe përkatësisë pellazgo-ilire.

Statuja e perëndisë Redon, e njohur më vonë dhe me emrin Rodon është rrëzuar nga era mesditën e sotme.