Zgjedhjet e 25 prillit, Basha: Betejë midis shqiptarëve dhe premtimeve të pambajtura

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 16:06

Zgjedhjet e 25 prillit, Basha: Betejë midis shqiptarëve dhe premtimeve të pambajtura

Përditësuar më: 29/12/2020, ora 16:06

Gjatë një takimi me studentët në kryeqytet, Lulzim Basha u shpreh se beteja e 25 prillit nuk do të jetë midis tij dhe Edi Ramës, por e shqiptarëve me qeverinë e premtimeve të pambajtura.

Në vijim të turit të takimeve me të rinjtë në kryeqytet, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se rrotacioni më 25 prill do të vijë për të përmbushur pritshmëritë e rinisë shqiptare.

“Peshku qelbet nga koka dhe ndryshimi duhet të vijë nga koka. Për mua, dhe PD-në sfida e vërtetë e jona është me pritshmëritë tuaja dhe jo me një qeveri të dëshmuar përpara shqiptarëve”.

Kryetari i PD-së nënvizoi se më 25 prill nuk do të ketë betejë të opozitës dhe mazhorancës, por mes shqiptarëve dhe një qeverie, që sipas tij, nuk ka mbajtur premtimet e 8 viteve.

“Nuk është betejë midis forcave politike, jo midis meje dhe Edi Ramës, është betejë mes gjithë shqiptarëve, e tetë viteve të premtimeve të pambajtura dhe dështimeve, dhe njeriut përgjegjës për këto”.

Gjatë takimit me të rinjtë Basha prezantoi edhe planin e Partisë Demokratike për arsimin ku premtoi 10 mijë praktika mësimore të paguara për një vit.