12 fustane për t’u ndjerë mahnitëse natën e Vitit të Ri

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 22:03

12 fustane për t’u ndjerë mahnitëse natën e Vitit të Ri

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 22:03

Nuk do të jetë Viti i Ri i zakonshëm festiv dhe me shkëlqim, por askush nuk na ndalon që të dukemi përrallore. Urgjenca shëndetësore, kufizimet për pandeminë dhe ne duhet ta pranojmë, që kërkohet shumë kujdes sidomos gjatë festave.

Por fakti i kalimit të natës së ndërrimit të viteve në shtëpi, ndoshta me disa miq të ngushtë, ose thjesht me anëtarë të ngushtë të familjes, nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh me pizhame dhe të trishtohesh duke menduar për atë fustanin përrallor dhe me shkëlqim që do të donim të vishnim.

Nëse na bën të ndihemi më mirë, mund ta veshim, askush nuk na ndalon (dhe askush nuk do të na gjykojë për këtë!).Dhe kur të ketë mbaruar kjo periudhë, do të shikojmë fotot e mbrëmjes në shtëpi, por me një kod veshjeje shumë elegant dhe do ta kujtojmë Vitin e Ri 2021 kaq të çuditshëm.

Dhe nëse na dhurohet një fustan i veçantë për këtë rast, mund të përmirësojë gjendjen tonë shpirtërore.

Nëse doni ta kaloni natën e fundit të vitit në mënyrë perfektë dhe të dukeni të mahnitshme, hidhni një sy propozimeve më elegante në galerinë tonë.