Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Balotellit i mjaftojnë 4 minuta për të shënuar në debutimin e tij me Monzën

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 16:47 | Futboll

Mario Balotelli ka shënuar golin e tij të parë me Monzën në ndeshjen debutuese të tij me skuadrën e re.

Sulmuesit italian i mjaftuan vetëm 4 minuta lojë për të dërguar topin në rrjetë, në ndeshjen ndaj Salernitanës.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0.

Monza është një ekip i Serisë B italiane, me President Silvio Berlusconi dhe administrator Adriano Galliani, dyshen që dërgoi Milanin në majë të botës.

Berlusconi po vijon t’i japë ngjyra kuqezi Monzës, pasi në skuadër pati afruar më parë edhe ish-lojtarin e Milanit, Kevin-Prince Boateng. Balotelli dhe Boateng kanë luajtur së bashku te Milani në vitin 2013.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani