Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët: Priten reshje të shumta shiu që mund të rrezikojnë familje në zonat me risk

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 19:59 | Aktualitet
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët: Priten reshje të

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar qytetarët se priten reshje të shumta shiu, të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet e përditshme, qarkullimin me makina, si edhe mund të sjellin përmbytje të tokave duke rrezikuar familje në zonat me rrezik të lartë.

“Bashkia Lezhë ju bën me dije se priten reshje të shumta shiu të cilat mund të vështirësojnë aktivitetet tuaja të përditshme, qarkullimin me makina, tokat e mbjella, rrugët e lagjeve, kjo edhe për shkak të punimeve që po kryhen, gjithashtu mund të rrezikojnë ndonjë familje me shtëpi në zona me rrisk të lartë”.

Në njoftimin e shpërndarë nga Bashkia e Lezhës thuhet se janë siguruar të gjitha mjetet e nevojshme për t'u ardhur në ndihmë sa më shpejt për çdo rast veshtirësie që mund të ndodhë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani