Bilanci britanik, më i rëndi nga prilli i kaluar. Johnson: Optimistë për pranverën, por tani duhet të “luftojmë”

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 19:23
johnson 1024x576

Bilanci britanik, më i rëndi nga prilli i kaluar. Johnson: Optimistë për pranverën, por tani duhet të “luftojmë”

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 19:23

Britania e Madhe ka arritur bilancin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, nga muaji prill. Autoritetet britanike kanë deklaruar 981 viktima në 24 orët e fundit, si dhe më shumë se 50 mijë raste, duke rritur rastet me të paktën 25% nga java e kaluar.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe, që përfaqëson rreth 44 milionë banorë, do të shtrëngojë masat duke hyrë në të ashtuquajturin nivel i katërt, që parashikon mbylljen e pothuajse çdo aktiviteti përtej të atyre jetikë si ushqimore dhe farmaci, si dhe kufizime të forta për sa i përket lëvizshmërisë.

Kryeministri Boris Johnson gjatë një konference për shtyp deklaroi, pas lajmeve për vaksinat e ndryshme që kanë filluar shpërndarjen ose presin miratimin, se opinioni publik britanik “nuk duhet të mendojë, as për një moment, që kjo gjë që po përjetojmë ka mbaruar, sepse virusi po përhapet në mënyrë të ndjeshme, e kuptoj që është e vështirë, por masat realisht janë të domosdoshme”.

Johnson shtoi se “ka me të vërtetë shumë arsyeje që na bëjnë optimistë për pranverën që vjen por për momentin duhet të përqendrohemi te beteja me virusin”.

Britania e Madhe ka regjistruar rreth 2 milionë e 400 mijë të infektuar nga fillimi i vitit, si dhe më shumëse 72 mijë viktima.