Brexit, deputetët mbështesin me shumicë dërrmuese marrëveshjen tregtare BE-Britani e Madhe

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 16:06
britani 1 1024x576

Brexit, deputetët mbështesin me shumicë dërrmuese marrëveshjen tregtare BE-Britani e Madhe

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 16:06

Deputetët britanikë kanë miratuar me shumicë dërrmuese marrëveshjen e tregtisë Brexit për të hapur rrugën që marrëveshja MB-BE të hyjë në fuqi nesër, në orën 11:00.

Dhoma e Përfaqësuesve mbështeti marrëveshjen e arritur midis kryeministrit Boris Johnson dhe BE-së, në prag të Krishtlindjes, me 521 vota pro dhe 73 kundër.

Marrëveshja, e cila përmban 1246 faqe dhe mbulon tregti me vlerë 660 miliardë paund, do t’i kalojë Dhomës së Lordëve për t’u shqyrtuar.

Qeveria shpreson që marrëveshja do të kalojë nëpër të gjitha fazat e kërkuara parlamentare në një ditë të vetme.

Për këtë arsye, ajo do të ratifikohet plotësisht përpara fundit të periudhës së tranzicionit Brexit, në 11:00, në prag të Vitit të Ri.