Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Britania do të ndjekë një strategji të re imunizimi me vaksinën e Oksfordit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 12:53 | Bota
Britania do të ndjekë një strategji të re imunizimi me

Qeveria britanike ka njoftuar se do të ndjekë një strategji të re të imunizimit me vaksinën e sapoaprovuar të Oxford-AstraZeneca. Ata njoftuan se do t’i japin përparësi dhënies së dozës së parë për sa më shumë njerëz, para se të administrojnë dozën e dytë, 12 javë më vonë.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock, shkencëtarët kanë zbuluar se doza e parë e vaksinës Oxford-AstraZeneca ofron "mbrojtje shumë efektive" nga koronavirusi. Sipas tyre, testet kanë treguar se një dozë e vetme jo vetëm që nuk i lejonte të infektuarit të sëmureshin rëndë, por gjithashtu nxiste një "përgjigje shumë të mirë imune" tek të moshuarit dhe grupet vulnerabël.

Hancock tha se, "kjo do të thotë që ne mund t’u japim dozën e parë sa më shumë njerëzve dhe ata mund të fitojnë mbrojtjen që iu jep doza e parë".

“Doza e parë në të vërtetë jep mbrojtje adekuate, në mënyrë që të kemi një politikë të shëndetit publik, një reagim fillestar me një dozë dhe më pas ta ndjekim atë 12 javë më vonë me një dozë të dytë, sepse ne e dimë se kushdo që ka marrë dozën e parë nuk ka pasur sëmundje të rëndë dhe nuk është dashur të shkojë në spital”, thanë autoritetet.

Miliona njerëz pritet të vaksinohen deri në fund të tremujorit të parë të 2021, deklaroi CEO i AstraZeneca.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani