Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Civici tregon në “A2 Business Week” 4 arsyet pse nuk po blejnë shqiptarët

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 21:05 | Ekonomi
Civici tregon në “A2 Business Week” 4 arsyet pse nuk po

Dhjetori njihet si muaji kur shpenzimet rriten për shkak të dhuratave dhe blerjeve për darkën e ndërrimit të viteve. Por, ky vit është ndryshe. Pandemia ka zbehur dëshirën për të festuar dhe, për shumë familje, edhe mundësitë financiare për të blerë atë që dëshirojnë. Rezultati në treg përkthehet me tkurrje të kërkesës dhe më një ofertë të lartë për mallra e produkte, çka ka çuar edhe në ulje të çmimeve.

Adrian Civici, ekspert për ekonominë dhe rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, i ftuar në “A2 Business Week” shprehet se “në këtë vit, ku kemi pasur goditje të rëndë në ekonomi dhe punësim, është reflektuar shumë edhe në konsum, që ka muaj që është ristruktuar drejt shpenzimeve bazë”.

https://a2news.com/2020/12/30/shperblimi-per-pensionistet-cupi-nuk-u-rritet-pensioni-prej-7-vitesh/

“Familjet shqiptare kursejnë për ta pasur sa më të plotë këtë festë dhe fakti që nuk janë ngritur çmimet, tregon se ky vit i ri do të jetë me konsum më të reduktuar për familjet shqiptare”, theksoi Civici.

Sipas tij, 4 janë arsyet pse shqiptarët nuk po blejnë për festat e fundvitit: “Shqiptarët nuk po blejnë për shkak të zvogëlimit të të ardhurave gjatë këtij viti dhe për shkak të prekjes nga kriza të të vetëpunësuarve. Së treti, remitancat janë ulur dhe së katërti është frika për të ardhmen”.

Civici nënvizon se “efekt pozitiv vitin e ardhshëm do të ketë eliminimi i tatim-fitimit për një kategori shumë të madhe biznesesh, por nëse do të ketë paketë tjetër, duhet të synojë në dy drejtime: të vijojë mbështetja sociale për të papunët dhe të mbështeten një kategori biznesesh që kanë nevoja më urgjente për likuiditet”.

“Ka një kategori biznesesh që nuk janë prekur nga kjo krizë dhe mendoj se nuk mund ta shikojmë biznesin bardhë e zi. Situata duhet gjykuar sektor pas sektori dhe muaj pas muaji”, shprehet Civici.

https://a2news.com/2020/12/30/pogaci-nuk-ka-patur-shpenzime-te-medha-per-naten-e-nderrimit-te-viteve/

A2 CNN Livestream

Dita jonë