“Kamikaz me uniformë arbitri”, Kukësi bën moviolën e humbjes ndaj Teutës dhe reagon ashpër ndaj gjyqtarit të ndeshjes

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 21:40
eze 1024x576

“Kamikaz me uniformë arbitri”, Kukësi bën moviolën e humbjes ndaj Teutës dhe reagon ashpër ndaj gjyqtarit të ndeshjes

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 21:40

Kukësi, me anë të një postimi në Facebook, ka denoncuar arbitrin e ndeshjes së sotme ndaj Teutës, ndeshje të cilën verilindorët e humbën me rezultatin 3-0.

“Futboll Klub Kukësi e sheh të domosdoshme të denocojë sot “kamikazin” me uniformë arbitri, Juxhin Xhaja i cili ka ndikuar në mënyrë direkte në rezultatin e ndeshjes Kukësi-Teuta. Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Kukësi ndëshkohet rëndë nga gjyqtarët dhe për më tepër, kjo ishte ndeshja e tretë radhazi ku gjykimi ka qenë skandaloz. Ne si klub nuk arrijmë ta kuptojmë se si këto gjyqtarë të paaftë gjykojnë në Kategorinë Superiore. Një gabim mund të jetë njerëzor, por kur bëhet çdo ndeshje dhe nga 2-3 raste për ndeshje, atëherë është diçka tendencioze”, lexohet në reagimin e klubit, që shoqëron videon me moviolën e ndeshjes.

“Klubi i Kukësit e shpall “Non Grata” “arbitrin” Juxhin Xhaja dhe kërkon nga institucionet e futbollit në vend të merren masa karshi tij. Klubi i Kukësit nuk pranon që ai person, të gjykojë më ndeshjet tona. Ne do të jemi me sy e veshë nga FSHF dhe Liga Profesioniste deri në momentin kur Xhajës dhe të gjithë “shokëve” e tij t’iu tregohet vendi që meritojnë. Na lini të luajmë futboll, sepse investimet tona nuk janë investime për t’u shkelur nga paaftësia e atyre që gjykojnë ndeshje”, shtohet më tej në reagimin e klubit.

Sipas Kukësit, këto janë rastet ku gjyqtari ka gabuar: “Rasti 1 – Prekje e dukshme me dorë në zonë, por vetëm Juxhin Xhaja nuk e sheh.
Rasti 2 – Ndërhyrje nga mbrapa ndaj Eze në zonë. Jo vetëm që nuk jepet penallti, por Juxhin Xhaja akordon edhe faull kundër Kukësit. Arsyeja? E di vetëm ai.
Rasti 3 – Goli i dytë i shënuar nga Teuta, nis nga një aksion në pozicion jashtë loje.
Në këtë ndeshje ka pasur edhe një penallti të padhënë në minutën e 76, ku Eze tërhiqet nga fanella në zonë por Xhaja lejon lojën”.