Mes luginave të mbuluara nga mjegulla, foto mahnitëse të trenave në Europë

Në 5 vitet e fundit, Tamas Rizsavi, nga Hungaria, ka udhëtuar nëpër Europë duke shkrepur foto mahnitëse të trenave, ndërthurur edhe me peizazhet që i rrethojnë.

29-vjeçari ka realizuar një set mahnitës fotosh. “Nuk është e lehtë të realizosh këto fotografi. Duhet të gjesh një tren të veçantë, vendndodhjen perfekte dhe të kesh mot të përshtatshëm”, është shprehur fotografi.