Meta takon Hoxhajn: Kosovën dhe shqiptarët i presin sfida, duhet unitet në qëndrime

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 16:50
meta hoxhaj 1024x576

Meta takon Hoxhajn: Kosovën dhe shqiptarët i presin sfida, duhet unitet në qëndrime

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 16:50

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me kryetarin në detyrë të PDK-së Enver Hoxhaj. Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale kreu i shtetit shprehet se Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida jo të lehta në vitin që po vjen dhe për këtë kërkoi unitet në qëndrime dhe bashkëpunim në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar

“Kosovën dhe të gjithë shqiptarët në rajon i presin sfida të reja dhe jo të lehta, në Vitin e Ri, që po vjen. Duhet të jemi në unitet, të kujdesshëm dhe të tregojmë mençuri në qëndrimet tona për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar, progresit, begatisë dhe së ardhmes sonë të përbashkët europiane”- shkruan Meta.

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, po vizitojnë Tiranën.

Hoxhaj është takuar edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, kryetarin e PD-së dhe Lulzim Basha, ndërsa pritet të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.