Ndjekja e të dyshuarit që zgjati dy ditë, publikohen pamjet si në lojën GTA

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 11:19

Ndjekja e të dyshuarit që zgjati dy ditë, publikohen pamjet si në lojën GTA

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 11:19

Policia e Kalifornisë publikoi së fundmi pamjet e ndjekjes me makina të një të dyshuari në muajin qershor që zgjati rreth 2 ditë dhe u përhap në disa qytete.

Victor Topete nga Pittsburg, tashmë do të gjykohet për 15 krime dhe tre akuza për kundërvajtje në lidhje me ndjekjen dy ditore që të kujton video-lojën ‘Grand Theft Auto’.

Pamjet e ndjekjes së policisë janë publikuar ditët e fundit dhe Topete pritet të dalë në gjyq vitin e ardhshëm.

Në atë kohë, Topete ishte në liri me kusht për një vrasje në Fresno. Ai u arrestua në muajin prill pasi akuzohej se goditi për vdekje fqinjin e tij 54-vjeçar gjatë një grindje.