Pandemia përgjysmon bizneset. Korçë, akuza policisë për kontrolle selektive

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 13:42

Pandemia përgjysmon bizneset. Korçë, akuza policisë për kontrolle selektive

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 13:42

Biznesi i vogël dhe ai i mesëm rezulton më i godituri nga pandemia dhe protokollet anti-covid të aplikuara gjatë këtij viti pandemik. Edhe në territorin e bashkisë së Korçës, pandemia ka lënë gjurmët e veta sa i takon biznesit, duke bërë që gjatë këtij viti të mbyllen rreth 40 për qind e bizneseve që kanë qenë me statusin aktiv përpara nisjes së pandemisë.

Kreu i shoqatës së biznesit të mesëm dhe të vogël akuzon edhe Policinë e Shtetit për kontrolle dhe zbatim selektiv të kufizimit të aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orës 20:30 të mbrëmjes, duke paralajmëruar dhe kallëzim penal për drejtuesit lokalë të policisë në Korçë.

Për të parandaluar fenomenin e falimentimit të bizneseve, kryetari i shoqatës së biznesit i ka kërkuar qeverisë një paketë të tretë ndihme financiare, pasi në të kundërt, sipas tij, pasojat do të jenë mjaft të rënda.