Pogaçi: Nuk ka patur shpenzime të mëdha për natën e ndërrimit të viteve

vlcsnap 2020 12 30 18h23m54s842 1100x620

Mira Pogaçi, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës “Bashkimi tregtar i Shqipërisë”, e ftuar në “A2 Business Week”,  u shpreh se, pavarësisht blerjeve të shtuara të produkteve ushqimore ditët e fundit, “nuk ka patur shpenzime të mëdha për natën e ndërrimit të viteve” nga familjet shqiptare.

“Po blihen më shumë ushqime në këtë moment, por e vërteta është që nuk ka patur shpenzime të mëdha për natën e ndërrimit të viteve. Biznesi ka rënie, por natyrisht që është më pak i prekur se familjarët. Ka rënie në të gjithë treguesit, por ka pasur normalizim në pjesën e pagave dhe vendeve të punës. Familjet po kursejnë në të gjitha zërat e tjerë jo vetëm të pasigurisë për punën, por edhe për arsye shëndetësore”, deklaroi Pogaçi.

Sipas saj, dy janë masat që duhet të marrë qeveria për të ndihmuar biznesin.

“Kemi propozuar një amnisti fiskale për një pjesë të gjobave të prapambetura. Kërkesa e dytë lidhet me TVSH-në e produkteve ushqimore, e cila është 20% sot. Të bëhet në të njëjtin nivel me vendet fqinje”, u shpreh Pogaçi.