Policia në zgjedhje, PD kërkon përjashtimin e “Shqiponjave”, KQZ kundër

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 15:53

Policia në zgjedhje, PD kërkon përjashtimin e “Shqiponjave”, KQZ kundër

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 15:53

Komisioni Rregullator pranë KQZ miratoi vendimin për aktivizimin e forcave të Policisë së Shtetit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndonëse një trupë që ka pak muaj që është ngritur, diskutimet e projektvendimit kaluan me debate mbi aktualitetin politik.

Që në nisje të mbledhjes, Helga Vukaj, anëtare e propozuar nga Partia Demokratike, kërkoi përjashtimin e forcave Shqiponja, Shigjeta, RENEA dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nga garantimi i zgjedhjeve të 25 prillit, përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore duke i lidhur këto struktura me ngjarjet e para pak ditëve, ku një efektiv i Shqiponjave i mori jetën një të riu në zonën e Laprakës në Tiranë.

Kanë precedent të rrezikshëm të cilët kanë ndikuar në perceptimin e publikut për t’i konsideruar forca të njëanshme, jo profesionale dhe për më tepër, pa integritet dhe pa proporcionalitet kur bëhet fjalë për ndërhyrjet e tyre. Ndaj, që të mos japim impaktin e ushtrimit të terrorit apo ushtrimit të presionit, mendoj që ditën e zgjedhjeve përdorimi i këtyre forcave është tërësisht i panevojshëm.

Hega Vukaj

Kërkesa u rrëzua nga tre anëtarët e propozuar nga mazhoranca ku krahas votës kundër, kishin edhe qëndrimin e tyre për këtë çështje.

Personalisht, do të ishte më e rezervuar për të etiketuar struktura të posaçme të policisë.

Ilirjana Nano

Absolutisht që mund të ketë raste sporadike, por nuk mund të përgjithësohen të gjithë punonjësit e Policisë apo çdo strukturë e saj.

Dritan Çaka

Qëndrimet kundër në propozime nuk sollën bllokimin e aktit. Me kërkesë të komisionerëve, uniformat blu mund të futen në ambientet e qendrave të votimit dhe numërimit të votave si garanci për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.