Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama me shifra optimiste, Teliti: Shqiptarët nuk kanë para as për tryezën e fundvitit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 10:26 | Politikë
Rama me shifra optimiste, Teliti: Shqiptarët nuk kanë para as për

Drejtori i kabinetit në PD, Dorian Teliti, u shpreh në A2 se shifrat e publikuara një ditë më parë nga kryeministri Rama në lidhje me ekonominë, nuk janë të vërtetë. Ai u shpreh se Shqipëria është e fundit në rajon për paketat, por qeveria është e para për të mashtruar.

“Deklaratat e Ramës një ditë më parë ishin në vazhdën e mashtrimeve 7-vjeçare. Kryeministri tha se kemi paketën e dytë më të madhe në rajon, por nuk është aspak e vërtetë. Institucionet ndërkombëtare e kanë vlerësuar atë si më të ulëtën në rajon.

Fakti që ne sot kemi krizën më të madhe, krahasuar me vendet e rajonit, ka ardhur prej faktit që qeveria shqiptare nuk u ngrit në lartësinë e detyrës për të ndërmarrë paketa ndihmëse, siç bënë edhe vendet e rajonit. Shqiptarët e shohin realitetin me sy. Nesër, është darka e fundvitit, dhe një pjesë e mirë e tyre nuk kanë bërë ende shpenzimet për tryezën e fundvitit, pasi nuk kanë para”, u shpreh Teliti.

Më tej, Teliti theksoi se, "mazhoranca ka ekspertë dhe mund të hartojnë paketa. Mundësitë i kemi, por nuk ka vullnet politik për të ndërmarrë paketa në mbështetje të ekonomisë".

A2 CNN Livestream

Dita jonë