Rama mesazh qytetarëve: Unë bëj punën më të vështirë. Shembulli i njerëzve që punojnë, arsyeja për të bërë më të mirën

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 19:16
rama viti i ri 1024x576

Rama mesazh qytetarëve: Unë bëj punën më të vështirë. Shembulli i njerëzve që punojnë, arsyeja për të bërë më të mirën

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 19:16

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një video mesazh qytetarëve shqiptarë në prag të natës së ndërrimit të viteve. Ajo që bie në sy në mesazhin e kryeministrit është puna e vështirë e njerëzve që nga mjekë e infermierë dhe e njerëzve të thjeshtë, por pa harruar punën e tij që e cilëson si më të vështirën, pasi problemet me të cilat përballet janë të pafundme.

Rama thotë se shembulli i njerëzve që punojnë në Shqipëri janë arsyeja për të bërë më të mirën për vendin dhe për një të ardhme më të ndritshme.

“Të gjithë mendojnë që bëjnë punën më të vështirë dhe unë mendoj që bëj punën më të vështirë. Punoj shumë, problemet janë të pafundme, lëre pastaj bum tërmeti e bam Covid, por puna më e vështirë është e atyre që vrapojnë për të dhënë ndihmën e parë për njerëzit në rrezik jete, madje në rrënojat e tërmetit ,e atyre që duhet të ndërtojnë shkollat. Puna e vështirë është pa orar e mjekëve, infermierëve që kaq kohë luftojnë kundër Covidit, ësatë puna e shqiptarëve të zakonshëm që jetojnë e punojnë duke mbajtur familjet e tyre në kohë të jashtëzakonshme pandemie dhe pas tërmetit.

Shembulli i tyre ma bën punën më të lehtë ata janë arsyeja pse zgjohem me dëshirë për të bërë më të mirën për vendin, për njerëzit tanë dhe një të ardhme të ndritshme. Të gjithë njerëzit që punojnë kaq shumë në Shqipëri dua t’i falënderoj dhe i uroj një vit të ri siç ua do zemra dhe siç e meritojnë të gjithë”- shprehet Rama në videon 2 minutëshe e 43 sekonda.