Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Studimi nga Akademia e Shkencave: Rreth 50% e popullsisë së Tiranës, me antitrupa

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 11:20 | Aktualitet
Studimi nga Akademia e Shkencave: Rreth 50% e popullsisë së

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe, prezantoi këtë të mërkurë një studim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në lidhje me imunizimin e qytetarëve nga koronavirusi.

Imunologu bëri të ditur se studimi është ndarë në tri faza, ku në fund të mbylljes ne ishim në nivel thuajse zero të antitrupave në qytet, ndërsa situata ndryshoi në fund të qershorit.

“U përzgjodhën popullata që mbulojnë disa qendra shëndetësore. Këto qendra mbulojnë një popullsi rreth 258 mijë banorë. Rezultati i kampionimit të kësaj popullate, që u bë në 264 individë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme, ishte që pozitiviteti i përgjigjes imunitar, i gjurmimit të antitrupave në këtë popullatë, ishte 6,4 për qind. Kjo ishte në fund të qershorit të këtij viti”.

Më interesante, është faza e tretë e mbyllur në fund të vitit, ku ka rezultuar se gati 50 për qind e qytetarëve kanë krijuar antitrupa.

“Në fund të këtij viti, ne aplikuam fazën tjetër të studimit sero-epidemiologjik, i cili u realizua po në ato qendra shëndetësore. Kampionimi këtë herë ishte në 817 individë, të cilët përfaqësojnë statistikisht popullatën kampion të këtyre lagjeve që mbulojnë 258 mijë banorë. Në 812 individë të testuar dolën pozitivë me antitrupa 405 individë, 49,6%”, tregoi Sulçebe.

Epidemiologu Alban Ylli tërheq vëmendjen për të mos neglizhuar masat dhe as përpjekjet e autoriteteve për sigurimin e vaksinës anticovid. Në një vit pandemi janë infektuar mbi 57 mijë banorë, ku popullsia e Tiranës është edhe më e prekura dhe me numrin më të lartë të humbjeve të jetës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë