Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Teuta “fundos” Kukësin, ngjitet në vendin e dytë

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 19:51 | Futboll
Teuta “fundos” Kukësin, ngjitet në vendin e dytë

Teuta mposht Kukësin në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-3, në një ndeshje plot emocione dhe polemika, ku verilindorët kanë protestuar për të paktën dy penallti që nuk janë dhënë nga gjyqtari Xhaja.

Duhet gjithsesi nënvizuar se durrsakët e kanë merituar fitoren, që kanë kërkuar me më shumë ngulm.

Pas një pjese të parë ku të dy ekipet patën raste të mira për të shënuar, Teuta kaloi në avantazh në minutën 65 me një gjuajtje nga larg të Emiljano Vilës. Ndeshja mbyllet praktikisht katër minuta më vonë, ku një aksion i bukur nxjerr përpara portës kuksiane Dejvi Bregun, që shënon me kokë.

Goli i fundit vjen në sekondat e fundit, me Lorenco Vilën, që nuk gabon nga pak metra.

Me fitoren e sotme, Teuta ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit, ndërkohë që Kukësi zbret në vendin e 5-të.

A2 CNN Livestream

Dita jonë