Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Toka vazhdon të lëkundet në Kroaci pas tërmetit të fuqishëm

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 10:51 | Ballkani

Pas tërmetit shkatërrues të një dite më parë, 6,3 i shkallës rihter, toka vazhdon të lëkundet në Kroaci. Me dhjetëra tërmete, me magnitudë edhe pranë pesës, të shkallës rihter, vazhdojnë të regjistrohen pranë epiqendrës së tërmetit të fuqishëm.

Një ditë pas tërmetit 6,3, në zonën e Petrinjës ajo që ka mbetur të krijon idenë e një apokalipsi. Shumë godina të shembura, qytetarë të mbetur pa strehë, ndërsa janë konfirmuar edhe 7 të vdekur.

Lajmin e mirë e dha një përfaqësues i zjarrfikësve, i cili tha se nuk parashikohet të ketë ende persona të bllokuar nën rrënoja. “Ne kemi kërkuar gjatë gjithë natës nën rrënoja duke përdorur edhe qentë, por në mëngjes u larguam pasi besojmë se nuk ka më të mbetur nën rrënoja”, tha ai.

Zjarrfikës nga e gjithë Kroacia u vendosën në zonën e Petrinjës menjëherë pas tërmetit të së martës, ndërsa sot janë duke u ardhur në ndihmë banorëve që kanë mbetur pa strehë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani