Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Varianti i ri i koronavirusit mbërrin dhe në SHBA

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 07:56 | Bota
Varianti i ri i koronavirusit mbërrin dhe në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht në Kolorado, është regjistruar rasti i parë i një personi të infektuar me variantin shumë efektiv të koronavirusit që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuara.

Pacienti është një i ri në të 20-at e tij, pa histori udhëtimi të kohëve të fundit. Ai, aktualisht, është në izolim dhe po mbahet nën survejim nga ekipet shëndetësore.

Zyrtarët shëndetësorë të Kolorados bënë me dije se po punonin për të identifikuar kontaktet dhe rastet e tjera të mundshme të variantit të ri.

Ky zhvillim i fundit vjen pasi Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, kritikoi mënyrën si po menaxhohet shpërndarja e vaksinave nga administrata Trump.

SHBA-ja, aktualisht, raporton më shumë se 19 milionë infeksione dhe mbi 337 000 vdekje nga koronavirusi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë