Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, Apeli i SPAK lë në burg të akuzuarit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2020, 11:31 | Kronikë
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, Apeli i SPAK lë në burg

Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë ''arrest me burg'', dhënë nga shkalla e parë, për Emiliano Shullazin, Indrit Rusin dhe Viktor Ymerin, të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, në shkurt të vitit 2005.

Avokati i Lul Berishës dhe Indrit Rusit, Detar Hysi, shprehet se rezervon të drejtën për të folur me median, për shkak të sekretit hetimor.

Për këtë ngjarje, në Kosovë është arrestuar edhe Indrit Taullau, ndërsa në Dubai si i implikuar në këto dy vrasje u arrestua Plarent Dervishaj. I vetmi person që është në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lulëzim Berisha.

Dy ngjarjet kriminale të zbardhura nga SPAK kanë ndodhur shkurtin e vitit 2005. Mbrëmjen e 26 shkurtit, Klodian Saliu po udhëtonte në një automjet tip “Mercedes” në aksin Durrës-Maminas, kur nga një automjet në lëvizje u qëllua me breshëri automatike. Saliu u vra, ndërsa u plagos edhe një person tjetër. 24 orë me vonë, biznesmeni Vajdin Lame u vra nga një shpërthim i telekomanduar i një sasie tritoli të vendosur në ashensorin e pallatit të tij, pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Përveç tij, i vrarë mbeti edhe Artan Arsi.

Kanë qenë deklarimet e një të penduari, që kanë ndihmuar prokurorët të shkundin pluhurin e këtyre dosjeve dhe të shkonin tek emrat e autorëve të dyshuar. Sipas SPAK, autorë të tyre janë ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, kunati i tij, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai dhe Luftar Reçi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu