4000 viktima nga koronavirusi në SHBA, numri më i lartë që nga nisja e pandemisë

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 10:08
045057087 cfa867c1 61a6 42dd b1af 4b228d95761a

4000 viktima nga koronavirusi në SHBA, numri më i lartë që nga nisja e pandemisë

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 10:08

Shtetet e Bashkuara regjistruan gati 4000 vdekje nga Covid-19 në 24 orë, një rekord i ri ky që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, vendi në botë më i prekur nga koronavirusi raportoi 3927 vdekje, për një total prej 342 259.

Gjithashtu u raportuan 189 671 raste të reja të infektimit në ditë, duke e çuar totalin në mbi 19,73 milionë.