Bagazhin plot me fishekzjarre, procedim penal për 59-vjeçarin

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 16:48
Untitled collage 2020 12 31T164800.435 1024x576

Bagazhin plot me fishekzjarre, procedim penal për 59-vjeçarin

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 16:48

72 pako fishekzjarre me fuqi të lartë shpërthyese, dhe të konsideruara si të rrezikshme për jetën e qytetarëve, janë sekuestruar ditën e sotme.

Sikurse njofton policia, ka nisur procedimi penal për poseduesin e tyre, 59-vjeçarin N. Gj., 59 vjeç, banues në Maminas, i cili i mbante ato në bagazhin e makinës.

Ndaj tij rëndojnë akuza për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”.