“Dua të jem unë ndeshja kryesore”, sfidat e Florian Markut për 2021-shin

Përditësuar më: 2/1/2021, ora 13:28

“Dua të jem unë ndeshja kryesore”, sfidat e Florian Markut për 2021-shin

Përditësuar më: 2/1/2021, ora 13:28

Barazimi në sfidën kundër Jamie Stewart nuk i ka dalë ende nga mendja. Por, Florian Marku tashmë ka nxjerrë një mësim të mirë nga sfida e fundit për vitin 2020.

“Me këtë, e kuptova që nuk duhet t’i lë gjyqtarët të vendosin për ndeshjen time. Duhet ta zgjidh para kohe. Jam shumë i zhgënjyer, kam punuar shumë vite dhe shumë kohë për të arritur këtu ku jam, dhe një barazim ishte shumë i madh. Kjo gjë që ndodhi do të më bëjë edhe më të uritur, nuk e keni idenë sa shumë do të punoj”, thotë Marku, në një intervistë për A2.

Sfida e radhës për boksierin shqiptar do të jetë më 30 janar 2021, kundër një tjetër britaniku, Rylan Charlton. Edhe këtë herë, ai nuk shihet favorit. “E gjithë Britania e njeh kundërshtarin e radhës, ka 7 fitore, disa KO, është goxha i famshëm. Shumë mendojnë se kundërshtari do të ketë një ndeshje të lehtë, por ju premtoj se do të ketë një ndeshje shumë të vështirë. Nuk do të përfundojë ndeshja. Do të shihni një Florian tjetër”, thotë Marku. “Atë natë ndeshja kryesore ishte ajo mes Anthony Joshua dhe Pulev, dhe unë isha thjesht pjesë e asaj nate. Por, dua që unë të jem në ndeshjen kryesore, për të bërë ëndrrat e mia realitet”.