Infermieri amerikan pozitiv me Covid-19 një javë pasi ishte vaksinuar

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 09:51
UIK vaksina covid 1024x576

Infermieri amerikan pozitiv me Covid-19 një javë pasi ishte vaksinuar

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 09:51

Një infermier në Kaliforni rezultoi pozitiv me Covid-19 më shumë se një javë pasi mori vaksinën e Pfizer.

Kompania farmaceutike reagoi menjëherë duke thënë se “do të shqyrtojë të gjithë informacionin e disponueshëm mbi këtë rast dhe të gjitha raportet e një diagnoze të konfirmuar pas vaksinimit”.

“Personi mund të ketë marrë sëmundjen para ose menjëherë pas vaksinimit”, shtoi Pfizer në një deklaratë.

Matthew W., 45, një infermier në dy spitale të ndryshme lokale, tha në një postim në Facebook, më 18 dhjetor se ai kishte marrë vaksinën Pfizer. Infermieri i tha ABC News se kishte një dhimbje në krah për një ditë, pa ndonjë efekt tjetër anësor.

Gjashtë ditë më vonë, në prag të Krishtlindjes, ai u sëmur pasi ishte në detyrë në një njësi Covid-19. Ai kishte të dridhura dhe më vonë vuante nga dhimbje muskulore dhe lodhje. Pasi kreu testimin rezultoi pozitiv për koronavirus.