Princesha britanike Beatrice, vajza më e vogël e princit Andrew dhe Dukeshës së Jorkut, u martua më 17 korrik, me biznesmenin Edoardo Mapelli Mozzi, në Uinsdor, në një ceremoni të vogël, mes miqsh të ngushtë e familjarë, nën masa të rrepta sigurie për shkak të Covid-19. Në ceremoninë e mbajtur në Kishën Mbretërore të shenjtorëve në Royal Lodge, mori pjesë edhe Mbretëresha Elizabetë. Çifti kishte planifikuar të martohej në muajin maj, por karantina për shkak të koronavirusit, i detyroi të ndryshonin datën e ceremonisë. Këngëtarja Lily Allen dhe aktori i “Stranger Things”, David Harbour u lidhën në martesë, në një ceremoni në Las Vegas gjatë vitit por pa specifikuar datën. Çifti e njoftoi lajmin përmes Instagramit, duke ndarë fotot, bashkë me sozinë e Elvis Presley, që mesa duket i ka lidhur në martesë. “Në një ceremoni zyrtarizuar nga vetë “Mbreti”, princesha e popullit u martua me të zgjedhurin e saj, në një ceremoni të bukur, larg zhurmës së pandemisë globale”, shkroi Harbour. Çifti u takua për herë të parë në gusht të 2019, duke e bërë lidhjen publike dy muaj më vonë. Allen është nënë e dy vajzave, nga martesa e saj e parë me Sam Cooper. Revista e famshme e personazheve të famshme, “People” raportoi në muajin shtator se aktorja Emma Stone dhe partneri i saj Dave McCary janë martuar. Çifti ishte lidhur në martesë, në një ceremoni totalisht private e krejt sekrete, teksa u pikasën me unaza martese në gisht. Emma Stone u njoh me McCary, regjisor i “Saturday NightLive”, kur ajo e drejtonte në 2016-ën. Ylli i filmit “Black Widow”, aktorja Scarlett Johansson u martua me skenaristin e komedianin e "Saturday Night Live", Colin Jost, edhe ata në një ceremoni të ngushtë. Lajmi u publikua nga mediat e më pas u konfirmua nga agjencia e aktores. Scarlett dhe Colin u njohën 3 vjet më parë dhe u fejuan në maj të 2019-ës. Kjo ishte martesa e parë për 38-vjeçarin Jost por e treta për aktoren bukuroshe, e cila më herët ka qenë e martuar me aktorin Ryan Reynolds dhe biznesmenin francez Romain Dauriac, me të cilin ka edhe një vajzë. 2020-ta ka qenë një vit i vështirë dhe vërtet i ngjeshur për çiftin e aktorëve, Jenna Dewan dhe Steve Kazee. Në muajin shkurt, balerina dhe aktorja njoftoi përmes rrjeteve sociale se ajo dhe Kazee ishin fejuar dhe vetëm 3 javë më vonë, më 6 mars, Jenna solli në jetë djalin e saj Callum Michael Rebel Kazee. Çifti publikoi foto në Instagram, për të bërë njoftimin. Jenna u divorcua zyrtarisht nga ish-bashkëshorti, aktori Channing Tatum, prej të cilit ishte ndarë që në 2018-ën. Brooklyn Beckham, djali i madh i David dhe Victoria Beckham njoftoi në muajin korrik se ai do të lidhej në martesë me shpirtin e tij binjak, Nicole Peltz, duke theksuar se është mashkulli më me fat në botë. Përmes një postimi në Instagram, Brooklyn, i cili punon si model dhe fotograf, publikoi foton me aktoren e re Peltz, shoqëruar me mesazhin: “2 javë më parë i kërkova shpirtit tim binjak të martohej me mua dhe ajo tha po premtoj se do të jem bashkëshorti më i mirë dhe një ditë, babai më i mirë”. Brooklyn, 21 vjeç dhe Nicole Peltz, 25, nisën lidhjen e tyre në fund të2019-ës dhe nga ajo kohë, ata janë bërë të pandashëm. Në muajin gusht, një tabloid britanik raportoi se ish anëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne i kishte propozuar për martesë modeles amerikane Maya Henry, gjatë ditëve të karantinës, me një unazë që kushton 4 milionë dollar. Këngëtari konfirmoi secifti është shumë i lumtur, edhe gjatë daljes së tij në shfaqjen televizive "GoodMorning America" në muajin shtator. Payne 27 vjeç dhe Henry, 20 vjeçe, kishin 2 vite në një lidhje dashurie. Këngëtari britanik është babai i një djali me ish partneren e tij, këngëtaren dhe anëtaren e jurisë së "XFactor", Cheryl Tweedy. Më 25 shtator, ylli i prodhimit të Netflix, "Emily in Paris", Lily Collins, njoftoi se ishte fejuar me të dashurin e saj, skenaristin dhe regjisorin Charlie McDowell. Të dy rrjedhin nga familje të njohura, Lily është vajza e muzikantit të famshëm Phil Collins ndërsa prindërit e Charlie janë aktorët Malcolm McDowell dhe Mary Steenburgen. Çifti nisi lidhjen në korrik të vitit 2019. Lily postoi në Instagram edhe unazën e fejesës, shoqëruar me shkrimin “Lumturi e pastër”. Gwen Stefani entuziazmoi fansat e “The Voice” kur njoftoi papritur se ajo dhe i dashuri Blake Shelton ishin fejuar më 27 tetor. Stefani, 51 vjeç, ndau me fansat në rrjetet sociale, një foto duke u puthur me Blake, duke treguar edhe unazën e fejesës me mbishkrimin “Po”. Çifti i këngëtarëve janë në një lidhje që prej vitit 2015,kur ishin pjesë e jurisë në një shfaqje televizive dhe prej atëherë, kanë bashkëpunuar në disa duete. Kjo do të jetë martesa e dytë për Gwen, pas divorcit me ish-bashkëshortin e saj për 14 vjet, Gavin Rossdale në 2016 dhe martesa e tretë për Shelton. Çifti i famshëm, por shumë i rezervuar në jetën private, Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova, u bënë prindër për të tretën herë më 30 janar të këtij viti. Këngëtari ndau me fansat një foto në spital, me vajzën e sapolindur, Mary, në krah. Enrique dhe Anna janë prindër edhe të binjakëve Nicholas dhe Lucy, lindur në vitin 2017. Pronari i SpaceX, Elon Musk, dhe këngëtarja kanadeze Grimes u bënë prindër të një vogëlushi më 4 maj. Emri i të sapolindurit do të shndërrohej menjëherë në një debat të gjatë, pasi Grimes e publikoi atë në Twitter: "X Æ A-12". Sipas ligjit kalifornian, ky emër, me germa dhe numra, ishte ilegal pasi nuk ishte pjesë e alfabetit anglez dhe duhej ndryshuar. Musk dhe Grimes nisën të shoqërohen në maj të vitit 2018 dhe vetë këngëtarja njoftoi më 8 janar se ishte në pritje të fëmijës së parë. Këngëtarja amerikane Ciara dhe qendër-mbrojtësi i klubit të futbollit amerikan “Seattle” Russell Wilson, mirëpritën më 23 korrik, fëmijën e tyre të dytë, një djalë. Ciara vendosi ta quajë vogëlushin Win. Çifti është martuar në vitin 2016 dhe në 2017, u bënë prindër të vajzës Sienna. Aktorja e famshme e “Game of Thrones”, Sophie Turner, dhe këngëtari i grupit “Jonas Brother”, Joe Jonas, mirëpritën në korrik vajzën e tyre. Turner dhe Jonas u martuan në 2019-ën dhe kanë ruajtur gjithnjë një profil të ulët publik. Çifti vendosi ta quajë vajzën Willa, e cila erdhi në jetë më 22 korrik në një spital të Los Anxhelos. Aktorja Jessica Biel solli në jetë fëmijën e saj të dytë me këngëtarin Justin Timberlake në muajin korrik. Çifti e konfirmoi më pas lajmin për median por refuzoi të zbulojë emrin e vogëlushit. Biel dhe Timberlake u martuan në tetor të 2012 dhe janë prindër të 5-vjeçarit Silas. Më 1 shtator, Ed Sheeran njoftoi në rrjetet sociale se ai dhe e shoqja Cherry Seaborn ishin bërë prindër të një vajze, të quajtur Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ed tha se Lyra kishte lindur një javë më herët nga sa pritej por mami dhe vogëlushja gëzonin shëndet të plotë dhe se ai ishte në qiellin e nëntë. Sheeran u martua me shoqen e tij të fëmijërisë, Cherry, në janar të vitit 2019. Këngëtarja Katy Perry dhe i fejuari i saj, aktori Orlando Bloom, u bënë prindër të vajzës së tyre Daisy Dove Bloom në muajin gusht. Çifti e njoftoi lajmin më 27 gusht, përmes një deklarate zyrtare. Katy dhe Orlando nisën të shoqërohen në vitin 2016 por u ndanë për disa muaj, përpara se të rikthehen bashkë e më pas të fejohen në shkurt të vitit 2019. Ditën e Shën Valentinit, këngëtarja publikoi në rrjetet sociale unazën e saj me diamant, që pohonte rikthimin dhe hapin e radhës për çiftin. Ylli i filmave “Avengers” dhe “Jurassic World”, Chris Pratt dhe bashkëshortja e tij, autorja Katherine Schwarzenegger i prezantuan botës në muajin gusht, vogëlushen e tyre të ardhur në jetë, përmes një fotoje të saj publikuar në rrjetet sociale. Çifti tha se ndihej i bekuar që solli në jetë Lyla Maria. Ajo është fëmija e parë e Pratt dhe Schwarzenegger, të cilët u martuan në qershor të vitit 2019, pas një viti të lidhur.Mindy Kaling solli në jetë djalin e saj të dytë të quajtur Spencer, më 3 shtator. Lajmin aktorja dhe shkrimtarja e njoftoi në “The Late Show with Stephen Colbert”. Kaling arriti ta mbajë sekret shtatzëninë e saj deri në fund. Ajo është nënë edhe e Katherine, vajzës së lindur në vitin 2017. Identiteti i babait të fëmijëve të saj është mbajtur sekret nga aktorja. Vetëm më 24 shtator, modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik njoftuan se janë bërë prindër të një vajze së bashku. Hadid dhe Malik e postuan lajmin në rrjetet e tyre sociale. Gigi tha se vogëlushja e tyre, tashmë i kishte ndryshuar të gjithë botën. Çifti nisitë shoqërohej në vitin 2015. Ata u shfaqën bashkë në një video muzikore një vit më vonë, e më pas në MET Gala në Nju Jork. Në 2018 shokuan fansat kur deklaruan se ishin ndarë përfundimisht. Mediat nisën të raportojnë se aktorja Amanda Seyfried dhe bashkëshorti i saj Thomas Sadoski ishin bërë prindër, për të dytën herë, të vogëlushit të tyre në muajin shtator. Lajmin, çifti i aktorëve, e konfirmoi po përmes mediave, në fund të muajit. Amandadhe Thomas u martuan në vitin 2017 dhe janë prindër edhe të 3-vjeçares Nina. Ishte regjisori Victor Kossakovy, që në muajin shtator bëri të ditur se aktori i “Joker”, Joaquin Phoenix dhe e fejuara e tij, Rooney Mara ishin bërë prindër të një djali. Regjisori zbuloi po ashtu, se çifti kishte zgjedhur emrin “River” për vogëlushin e sapoardhur në jetë, në nder të vëllait të Joaquin, ndarë nga jeta në vitin 1993. Në nëntor, vetë Phenix konfirmoi lajmin se ishte bërë baba. Çifti është njohur në sheshxhirimin e filmit "Her", por nisën të frekuentohen vazhdimisht pasi u luajtën bashkë në filmin “Mary Magdalene” në 2018. Në muajin korrik, reperja Nicki Minaj njoftoi përmes Instagramit se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, duke publikuar përmes një fotoje, edhe barkun e saj të fryrë. Minaj dhe bashkëshorti Kenneth Petty u bënë prindër në shtator. Në përvjetorin e parë të martesës së tyre, më 21 tetor, Minaj ndau një foto të këmbëve të vogëlushit të tyre, duke konfirmuar kështu edhe lajmin se tashmë ishte bërë nënë. Në korrik, aktori Armie Hammer njoftoi përmes Instagramit se ai dhe bashkëshortja e tij kishin vendosur të divorcoheshin, pas 13 vitesh si miq të ngushtë, shpirtra binjakë e partner. Ai kërkoi privatësi në këtë moment të jetës por këmbënguli se me Elizabeth kishin vendosur të ishin miq, për hir të dy fëmijëve të tyre. Reperja amerikane Cardi B kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj, reperi Offset, më 15 shtator, pas 3 vitesh martesë, me ndarje e ripajtime të vazhdueshme. Pak javë më pas, mediat amerikane konfirmoi edhe një herë se Cardi B kishte hequr dorë nga ndarja dhe ishte rikthyer me të shoqin. Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar dhe Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus u martuan në fshehtësi në vitin 2017. Ata janë prindër të Culture, vajzës së tyre, që lindi në 2018-ën. Marrëdhënia e çiftit ende mbetet enigmë, me luhatje të vazhdueshme. Më 13 nëntor, mediat raportuan se aktorja dhe regjisorja Olivia Wilde dhe aktori e drejtuesi veteran i “Saturday Night Live”, Jason Sudeikis, i dhanë fund fejesës së tyre të gjatë 7-vjeçare. Ata janë prindër të 6-vjeçarit Otis dhe vajzës Daisy, 4 vjeçe. Çifti u fejua në janar të 2013-ës pasi u njohën në sheshxhirimin e serialit “SNL” në 2011. Në muajin korrik, aktorja dhe drejtuesja e emisioneve të ndryshme, Jada Pinkett Smith, zbuloi se kishte pasur një lidhje sekrete me këngëtarin August Alsina, periudhë gjatë së cilës ajo dhe bashkëshorti, aktori Will Smith, ishin ndarë përkohësisht në 2016-ën. Pinkett Smith pranoi se në atë kohë, kishte pranuar edhe propozimin e këngëtarit Alsina dhe ishte fejuar me të. “Gjithçka mori fund” pranoi më pas Pinkett, pasi pranoi se ajo dhe Will kishin vendosur të riktheheshin bashkë, sepse e bënin njëri-tjetrin shumë të lumtur. Në korrik, Kanye West publikoi dhe më pas i fshiu, disa postime, në të cilat akuzonte të shoqen Kim Kardashian, se kishte tentuar disa herë ta shtronte reperin në spital dhe se prej 2 vitesh kishte tentuar të ndahej prej tij. Postimet erdhën gjatë kohës kur Kanye kishte nisur fushatën e tij presidenciale për në zgjedhjet amerikane, fill pas një fjalimi të fortë në Karolinën e Jugut. Në përgjigje ndaj akuzave, e shoqja Kim informoi fansat përmes Instagramit, se marrëdhënia mes çiftit ishte shumë e komplikuar, teksa reperi kishte shfaqur prej kohësh çrregullime bipolare. Që prej korrikut, çifti nuk është shfaqur më së bashku në publik. Ish-bashkëshortët, Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nxitën në media idenë se mund të rikthehen bashkë, 15 vjet pas divorcit të bujshëm, pasi uruan njëri-tjetrin në prapaskenën e ndarjes së çmimeve për aktorët, në muajin janar. Të njëjtin muaj, gjatë një fjalimi në edicionin e 77-të të çmimeve Golden Globes, Pitt bëri shaka se si vendosi të mos marrë nënën e tij si shoqëruese në këtë ceremoni, pasi krah tij qëndronte dikush tjetër. Pas kësaj shakaje, kamerat filmuan aktoren Aniston, në prapaskenë, duke qeshur. Edhe në shtator, çifti u pa pas skene, duke qeshur me njëri-tjetrin, çka entuziazmoi fansat. Pitt dhe Aniston u divorcuan zyrtarisht në 2005, pasi Brad ishte njohur në sheshxhirimin e filmit “Mr. and Mrs.Smith” në 2004, me Angelina Jolie, e cila do të bëhej edhe bashkëshortja e tij.