Pandemia në Kosovë, 3 viktima dhe mbi 180 infeksione

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 15:14
covid kosova 1024x576

Pandemia në Kosovë, 3 viktima dhe mbi 180 infeksione

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 15:14

Në ditën e fundit të vitit 2020, Kosova raportoi 184 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po ashtu njoftoi se në 24-orëshin e fundit, tre pacientë humbën jetën nga pandemia. Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë shkon në 1335.

Që nga nisja e pandemisë, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 51328 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre janë shëruar janë 41407 pacientë, ndërsa mbeten ende aktivë mbi 8500 persona.