Plagosi kunatin, arrestohet 15-vjeçari

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 12:54
Untitled collage 2 1 1024x576

Plagosi kunatin, arrestohet 15-vjeçari

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 12:54

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen Partizani.

Sikurse mësohet, një 15-vjeçar ka plagosur me armë zjarri bashkëshortin e motrës, 25-vjeçarin Xhuljano Muçaj. Autori ka përdorur armën e të atit, i cili është punonjës i paraburgimit në Vlorë.

I mituri dhe babai tij janë shoqëruar në komisariat ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës.