Reshjet e shiut, probleme në disa qytete me përmbytjet dhe bllokimet e rrugëve

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 13:02
mbulim rreshjet frame 171 1024x576

Reshjet e shiut, probleme në disa qytete me përmbytjet dhe bllokimet e rrugëve

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 13:02

Reshjet e shiut dhe era kanë vazhduar edhe gjatë natës që kaloi. Sidomos qarku i Shkodrës është prekur me shume dhe ka pasur edhe ndërprerje të energjisë për shkak të defekteve pothuaj në të gjithë territorin në zona të veçanta e herë pas here dhe në krejt njësitë administrative.

Moti i keq solli përmbytje në Velipojë. Hotele dhe biznese pranë detit u “gjunjëzuan” nga uji. Deri tani raportohet për të paktën dhjetë biznese tek të cilat ka vërshuar uji.

Ndërkohë OSHEE-ja e qarkut të Lezhës siguron se punonjësit e saj janë në terren, për çdo defekt te mundshëm me energjinë elektrike.