“Të keqen e kemi lënë pas”, mesazhi i Ramës për ndërrimin e viteve

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 18:28
WhatsApp Image 2020 12 31 at 18.15.37 1024x576

“Të keqen e kemi lënë pas”, mesazhi i Ramës për ndërrimin e viteve

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 18:28

Kryeministri Edi Rama, ka bërë urimin e tij për shqiptarët, në ditën e fundit të vitit 2020.

Në mesazhin e tij për ndërrimin e viteve, kreu i ekzekutivit e ka konsideruar vitin që lamë pas si një nga më të vështirët, por shprehet se të keqen e kemi lënë pas.

“Po mbyllet edhe ky vit dhe si në asnjë vit tjetër në jetën tonë festat e këtij viti po i kalojmë mbyllur herët në shtëpi. Për ne shqiptarët, koronavirusi ishte një kafshatë e pakapërdishme pas tërmetit të 26 nëntorit. Ky vit ishte një nga ato lloj sfidash, kur i thonë, që rrëzojnë elefantë. Jam krenarë për bluzat e bardha sepse falë tyre dhe falë jush luftuam dhe po luftojmë dhe do t’ja dalim më të fortë. Ky vit e ka goditur fort ekonominë dhe punën. Ka shumë punë për të bërë por më besoni se falë karakterit dhe bashkimit të fuqive tonë, të keqen e kemi lënë pas”, u shpreh kryeministri.

Rama uron që viti që po vjen të jetë sa më i mbarë dhe kjo dekada që po nis të jetë më e mbara e historisë tonë.

“Gëzuar Vitin e Ri, qoftë një vit sa më i mbarë dhe kjo dekadë që po fillon qoftë më e mbarë e historisë tonë”.