Urimi i Bashës për Vitin e Ri: Kaluam një vit të vështirë, por ka shpresë

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 18:16
11111 3 870x579

Urimi i Bashës për Vitin e Ri: Kaluam një vit të vështirë, por ka shpresë

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 18:16

Në mesazhin e urimit për ndërrimin e viteve, kreu demokrat Lulzim Basha thekson bindjen se ka shpresë për një 2021 më të mirë dhe këtë sipas tij shqiptarët e kanë vetë në dorë.

Pa i përmendur zgjedhjet e prillit, kryedemokrati e lidh qartë ndryshimin me kutitë e votimit. Mes urimeve, një mesazh të veçantë e ka për stafin mjekësor.

“Teksa po hyjmë në Vitin e Ri, mbushini zemra tuaja me shpresë dhe besim. Largojeni për disa çaste trishtimin e këtij viti që lamë pas dhe mendoni se ditë më të mira na presin, se një e ardhme më e ndritur është përpara nesh. Kemi kaluar një vit të vështirë, por gjithsesi ka shpresë. Shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, të cilën e kemi vetë në dorë. Ka shpresë për një Shqipëri tjetër.”, shprehet Basha.