Vrau bashkëjetuesen dhe motrën e saj, arrestohet 59-vjeçari

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 12:38
policia durres gjykata 1024x576

Vrau bashkëjetuesen dhe motrën e saj, arrestohet 59-vjeçari

Përditësuar më: 31/12/2020, ora 12:38

Arrestohet Përparim Ademi, autori që vrau me automatik bashkëjetuesen e tij dhe të motrën, mëngjesin e 31 dhjetorit në zonën e Astirit, në Tiranë.

“Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi. Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.”, njofton policia.

Më herët, drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi, tha se vrasësi ka qëlluar dy motrat me automatik, të cilin e ka lënë në vendin e ngjarjes para se të largohej në këmbë.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë qenë edhe dy fëmijë të mitur të njërës prej viktimave, tha Jaupi.