Aksidentet më të frikshme në semaforët amerikanë për vitin 2020

Kompania amerikane Vera Mobility, që prodhon kamera sigurie për semaforë, ka përmbledhur në një video aksidentet më të frikshme të shkaktuar nga personat që nuk kanë respektuar semaforët në Shtetet e Bashkuara përgjatë vitit 2020, një vit ku qarkullimi ka qenë në nivele të ulëta, për shkak të kufizimeve prej pandemisë së koronavirusit.

Në të 10 aksidentet e renditura dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Kamerat e sigurisë lejojnë që të regjistrohet dhe identifikohet edhe targa e shkelësve, për të mundësuar ndëshkimin e tyre në rast se largohen nga vendi i aksidentit.

Kompania tha se me publikimin e këtyre videove të ndërgjegjësojë ngarësit e makinave që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.