Dita e parë e vitit dhe BTS vendos një tjetër rekord

BTS 1100x620

Si të mos mjaftonte suksesi i arritur gjatë vitit 2020, grupi koreano-jugor i djemve BTS vendos një tjetër rekord, pikërisht në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. 

Sensacioni i vitit të shkuar festoi Vitin e Ri me një koncert të organizuar online në rrjetet sociale, duke tërhequr miliona fansa në mbarë botën. Koncerti ishte ideuar për t’u zhvilluar live në Goyang, qytetin në veriperëndim të Seulit, por u anulua në moment të fundit, pas raportimit të rasteve të reja me Covid-19, duke rritur frikën për një valë të re të koronavirusit. 

Me këtë koncert, BTS shndërrohet zyrtarisht në grupin më të dashur të momentit në mbarë botën, pasi vendosën rekord gjatë 2020 me këngën e tyre “Dynamite”, që kryesoi për muaj me radhë klasifikimin botëror, duke rrëmbyer edhe një Grammy Award.

7 djemtë paralajmërojnë se viti sapo ka nisur dhe fansat duhet të presin për surprizën e radhës.