Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë vizituar foshnjat e para të vitit 2021 në kryeqytet.
Meri dhe Ajsa janë dy vajzat që erdhën në jetë minutën e parë të Vitit të Ri, në maternitetin “Koço Gliozheni”, në Tiranë.
Krahas urimeve, nënat e tyre kanë marrë edhe çekun e bebes, shpërblim i vendosur për çdo fëmijë që vjen në jetë.
Vajzë është foshnja e parë e këtij viti edhe në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, po në Tiranë.
Në vitin 2020 kanë përfituar çekun e bebes 34 mijë foshnja, 26 mijë të lindur brenda vendit dhe pjesa nga emigrantët jashtë Shqipërisë.