Sherr masiv për Vitin e Ri

Një sherr masiv mes lojtarëve shpërtheu të enjten në një ndeshje të futbollit amerikan mes skuadrave të universiteteve Mississippi State dhe Tulsa.

Nuk është e qartë sesi nisi përleshja msaive, por nga pamjet shihet që lojtarët e dy skuadrave godasin njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma, në fund të takimit, të fituar nga Mississippi.

Tranjerët e të dy skuadrave nuk ishin në gjendje të ndërprisnin sherrin dhe të pengonin thuajse çdo lojtar të skuadrave që të përfshihej në përleshje.