Viti i Ri si kurrë më parë… Vetëm policë për të parë fishekzjarrët

Viti i Ri 2021 mbërriti edhe në Shqipëri. Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë spektaklin e fishekzjarrëve në qendër të Tiranës e ndoqën vetëm efektivët e policisë, në shërbim për të siguruar zbatimin e orës policore.

Fishekzjarrët u hodhën edhe në lagjet e kryeqytetit dhe qytete të tjera të vendit, ku për shkak të pandemisë, lëvizja e njerëzve ishte e kufizuar.

Lamtumira 2020-s iu dha nëpër shtëpia, por edhe ambiente të tjera, gjithsesi munguan grumbullimet masive e festive që karakterizojnë këtë festë.