Viti nis me mot të kthjellët, reshjet rikthehen të dielën

KREMI KUNDER DIELLIT frame 33 1100x620

Viti i ri nisi me mot të kthjellët dhe pa reshje thuajse në të gjithë vendin. Edhe e shtuna vijon në të njëjtat kushte, deri vonë pasdite, kur reshjet rikthehen në të gjithë vendin.

Dita e diel sjell reshje mesatare dhe intensive në shtrirjen perëndimore dhe zonat jugore të vendit. Në zonat malore priten reshje dëbore, më të dendura në zonat e thella të Hasit, Kukësit dhe Dibrës.

Edhe java tjetër mbetet me reshje. E hëna dhe 10 ditët e para të janarit mbeten kryesisht me vranësira dhe reshje, ndërsa kthjellimet në territor do të shfaqen me orë të kufizuara.

Temperatura e ajrit parashikohet të jetë në vlerat tipike të janarit, ku termometri minimal për zonat malore të zbresë 2-3 gradë nën zero, ndërsa maksimumet termike gjatë 10 ditëshit të parë nuk do të luhaten shumë. Në rang vendi pritet maksimumi rreth 14 gradë Celcius.