Vret kunatin, arrestohet autori i dyshuar

policia naten vlore 1100x620
Foto arkivi

Nëse 2020-a u mbyll me një vrasje të dyfishtë, ku një 59-vjeçar ekzekutoi bashkëjetuesen dhe motrën e saj, edhe në orët e para të mëngjesit të 1 janarit 2021, u shënua viktima e parë, sërish nga një ngjarje kriminale brenda familjes.

“Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi Policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.