Dilte me armë zjarri në lagjen “Ali Demi”, arrestohet 30-vjeçari

Pistoleta 1100x620

Forcat e rendit kanë ndaluar një person, i cili u kap duke qarkulluar në kryeqytet me një armë zjarri.

Gjetja e personit u bë e mundur falë sinjalizimeve të disa banorëve të lagjes “Ali Demi”, të shqetësuar nga prania e personit të armatosur.

I arrestuari, i identifikuar si 30-vjeçari me inicialet R.L, tentoi t’i shmangej policisë dhe hodhi armën në tokë, por u kap pas një ndjekje të shkurtër.  

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.