Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Homazhe për Orgockën, ikona e teatrit korçar përcillet për në banesën e fundit

Nga A2 CNN
2 Janar 2021, 20:51 | Aktualitet
Homazhe për Orgockën, ikona e teatrit korçar përcillet

Miq, kolegë, të afërm dhe qytetarë të thjeshtë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit aktorit, regjisorit dhe skenaristit, Dhimitër Orgocka.

“Taqka”, siç e thërrisnin miqtë, u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare si pasojë e një hemorragjie cerebrale.

Përveç familjes dhe miqve, ndarja nga jeta e Orgockës, është një humbje e madhe edhe për artin skenik dhe kinematografik shqiptar.

Për Zamira Kitën, drejtoreshën e teatrit Andon Zako Çajupi, kjo ishte “një ditë e dhimbshme për Korçën, sepse Orgocka ishte një emblemë për të gjithë artin korçar, por edhe atë shqiptar. Të gjithë e mbajnë mend nga interpretimi i Adem Rekës, por ai nuk është vetëm ky hero, ishte heroi i çdo vepre që ka vënë në skenë, i ka vënë vulën regjisë së teatrit shqiptar”.  

Dhimitër Orgocka ka lënë një pasuri të vërtetë artistike, jo vetëm me rolet e tij në skenë dhe kinematografi, por edhe si regjisor dhe skenarist i dhjetëra filmave.

Edhe pse në moshë të thyer ai kishte projekte dhe plane artistike, të cilat duhet t’i përfundojnë kolegët e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani